Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze, pasi u kap duke drejtuar një furgon me kokainë, marijuanë dhe hashash.

Mjeti, i regjistruar në Francë, mbërriti nga Spanja dhe doli nga autostrada nëpërmjet daljes për në Céret, por më pas përball me një kontroll doganor. Shoferi shqiptar deklaroi se po vazhdonte udhëtimin e tij për në Marsejë për një pushim të shkurtër, por kjo i intrigoi detektivët. Ata vendosën ta kontrollonin “Ducato-n” dhe pako me drogë ishin fshehur kudo.

Në total, u gjetën 15 kg hashash, 63 kg marijuanë dhe 4 kg kokainë. Gjithashtu furgonit kishe dokumente të falsifikuar, pasi automjeti ishte vjedhur në nëntor. I sjellë para gjykatës, 40-vjecari pranoi se ishte paguar për të kryer transportin, por mendonte se po transportone vetëm hashash.