Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi është kapur në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë 24-vjeçari me inicale K.K, i cili ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Ford”, në momenin që është ndaluar nga blutë për kontroll.
Gjatë kontrollit në makinën e tij janë gjetur në bagazh 10 kg kanabis sativa, të cilën dyshohet se kishte qëllim ta shiste. 24-vjeçari është arrestuar dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë:
Në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozës është bërë ndalimi i automjetit tip Ford me drejtues shtetasin K.K, dhe gjatë kontrollit të automjetit. Në bagazhin e këtij automjeti Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën ky shtetas po e transportonte me qëllim shitjen e saj.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K 24 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



