Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia belge pasi u kap me 13 kg kokainë. I riu shqiptar tërhoqi vëmendjen e një ekipi patrullimi në Tangent (B101) në Mechelen, pasi bëri lëvizje të dyshimta me automjetin e tij, të cilat ishin konfuze për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Destinacioni i tij doli të ishte një dyqan në Nekkerspoelstraat, ku bleu tetë çanta shpine. I riu shqiptar më pas ka vazhduar rrugën, ende i ndjekur nga policia. Deri në Ixelles, ku shoferi parkoi automjetin e tij. Pak minuta më vonë atij iu bashkua një burrë i cili la një çantë sportive në makinë. Më pas shoferi u largua menjëherë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në çantën sportive u gjetën një sërë pakosh me kokaine me peshë totale mbi 13 kilogramë. 25-vjecari shqiptar është vënë në dispozicion të prokurorisë publike, ndërsa droga dhe automjeti janë sekuestruar.