Një traget turistik nga Maqedonia e Veriut, që po lundronte nga Shën Naumi drejt Ohrit, u përfshi papritur nga një stuhi e fuqishme që goditi zonën juglindore.
Sipas informacioneve, për shkak të kushteve të vështira anija u detyrua të afrohej në ujërat shqiptare, shumë pranë bregut. Fatmirësisht, nuk raportohen dëme.
Autoritetet doganore shqiptare kanë konfirmuar se ishin njoftuar paraprakisht nga pala maqedonase për situatën.
