Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Gjurmimi”, duke arrestuar një 60-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Në kuadër të kontrolleve për lokalizimin e personave të kërkuar nga autoritetet e huaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë identifikuar në fshatin Bishan shtetasin Mevlan Troka.

Sipas policisë, ndaj 60-vjeçarit Gjykata e Madridit ka lëshuar një urdhër-arresti, pasi dyshohet për “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, vepra të parashikuara nga legjislacioni spanjoll.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, Troka është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Ndërkohë, vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 60-vjeçarit.