Ne ujërat rreth Karaburunit u kap serish një peshk i rrezikshëm, i cili nëse preket pa kujdes shkakton probleme shëndetësore për peshkatarët. Ai quhet peshku luan dhe eshte i rrezikshem si per njerezit ashtu edhe per speciet e tjera.
Ky peshk eshte invaziv per ujërat tona dhe po shihet me shpesh ne Adriatik apo detin Jon.
Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në thellësi deri 40 metra në brendësi të gjirit të Vlorës pranë Karaburunit
“Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet”, tha ai, por te eleminohet.
Kjo specie gjendet kryesisht ne detin e kuq dhe ndodhet ne thellesi te medha.
Peshqit invazivë shqetësojnë shkencëtarët sepse dëshmojnë ngrohjen e detit por dhe mund të dëmtojnë ekosistemin ku shumohen me shpejtësi.
