Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka njoftuar se të paktën 47 të rinj, të arrestuar nga policia kryesisht gjatë ditës së parë të protestës, pritet të dalin nesër, në orën 08:30, para gjykatës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kapri u bën thirrje familjarëve dhe avokatëve të interesohen për rastet e tyre dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme.

Në një postim, Kapri u kërkon qytetarëve të shohin dy listat e publikuara me emrat e të rinjve që, sipas tij, ndodhen në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Kapri ngre gjithashtu shqetësimin për mungesën e informacionit zyrtar nga Policia lidhur me numrin e personave të shoqëruar apo të arrestuar gjatë protestës.

Postimi i Erald Kaprit: 

Ju ftoj të gjithëve të shikoni këto dy lista Janë të paktën 47 të rinj të cilët ndodhen tek blloku i sigurisë tek rruga ‘Mine Peza’ që pritet të dalin nesër në orën 8.30 para gjykatës sepse janë arrestuar nga policia kryesisht në ditën e parë të protestës Shikoni listat dhe emrat e tyre Ju lutem lajmëroni familjarët, lajmëroni të gjithë avokatët, ata kanë nevojë për mbështetje Ende nuk kemi një informacion të plotë nga Policia se sa veta janë shoqëruar Bëhet fjalë për qindra prej tyre dhe policia nuk jep asnjë lloj statistike, nuk bën transparencë.