Ditën e sotme ka ndodhur diçka e pazakontë në Tiranë, ku gjysma e qytetit është përfshirë nga shiu e breshëri, ndërsa pjesa tjetër vijon të mbetet me diell.
Gazeta “Shqip” ka siguruar pamje ku duket zona e “Ali Demit” e përfshirë nga reshjet.
Po ashtu edhe pjesa e Dajtit e në Paskuqan. Ndërsa në zonën e Mëzezit qielli është me re të bardha e nuk mungon as dielli.
Pamje nga zona e “Ali Demit”
Pamje nga Mëzezi
Meteoalb ka bërë të ditur se sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore nga 19º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 37ºC.