kapshticePavarësisht marrëveshjes së arritur lidhur me toponimet, shteti helen rikthen problemet në kufi.


Pas zhvillimeve të fundit në Përmet me kishën ortodokse, doganat greke nuk lejojnë asnjë shtetas shqiptar të kalojë drejt tokës greke pa garancinë prej 1500 euro, të cilat duhet ti kenë me vete. Burime nga pika kufitare e Kapshticës raportuan mëngjesin e sotëm për kthimin e 9 familjeve shqiptare, ndërkohë që në orët e drekës janë kthyer mbrapsht plot dy autobusë me emigrantë.


Madje policia kufitare greke u ka vendosur disa emigrantëve kryq në pasaportë. Përballë kësaj situate, emigrantët janë shprehur të indinjuar dhe të pambrojtur nga shteti i tyre. Ndërkaq pala greke punon me 1 sportel në hyrje e një sportel në dalje, ndërsa ajo shqiptare me 1 sportel në hyrje e 3 në dalje.


20 gusht 2013 (gazeta-Shqip.com)