Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh këtë të martë për të miratuar shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë.

Mbledhja u kërkua nga vetë socialistët, por pikërisht ata nuk e lejuan Veliajn të ishte i pranishëm për të dhënë shpjegime apo për t’u mbrojtur.

Kështu, karrigia bosh e kryebashkiakut u kthye në simbolin më të fortë të seancës një heshtje që fliste më shumë se çdo fjalim.

Në një nga momentet më të rralla në politikën vendase, të majtë e të djathtë u bënë bashkë në votë për të çuar përpara shkarkimin, duke i dhënë fund një epoke të gjatë të drejtimit të Veliajt në Tiranë. Tashmë, fjala i mbetet Këshillit të Ministrave dhe, nëse vendimi miratohet, Tirana pritet të ketë së shpejti një emër të ri në krye të bashkisë.