Rezervuari i Kasharajt në Lushnjë po përballet me një situatë të pazakontë. Me rënien e ndjeshme të nivelit të ujit, sipërfaqja e rezervuarit është mbuluar nga peshqit, ndërsa një pjesë e madhe e tyre po ngordh për shkak të mungesës së ujit.

Peshqit shfaqen në sipërfaqe, ndërsa në pjesët ku uji është tërhequr kanë mbetur zona me baltë dhe llucë. Pamjet janë të pazakonta, aty ku dikur kishte një sipërfaqe të madhe uji, tashmë dominon balta, ndërsa peshq të shumtë të ngordhur mund të shihen me sy të lirë

Banorët thonë se rënia e nivelit të ujit ka krijuar kushte të vështira për gjallesat në rezervuar. Sipas tyre, peshqit janë grumbulluar në zonat ku ka mbetur ende ujë dhe shumë prej tyre nuk po arrijnë të mbijetojnë. Kjo situatë është krijuar pasi

Bashkia e Lushnjës do të nise investimin për rikonstruksuinin e portës dalëse të rezervuarit ndaj ka zbrazur ujin për të nisur punën. Ky rezervuar shërben për vaditjen e tokave të Lushnjës dhe furnizohet me ujë nga kodrat e këtij qyteti.

Top Channel