Katër autorë dyshohet se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës.

Sipas informacioneve në makinën ‘Range Rover’ të autorëve ndodheshin dy qitës që qëlluan me breshëri kallashi ndaj automjetit të Licit dhe Hamzait. Një person i tretë drejtonte mjetin, ndërsa një tjetër dyshohet se i ndihmoi qitësit të largohen pas djegies së makinës.

Viktimë e këtij atentati mbeti Hamza Lici, vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës, Ibrahim Lici, si dhe Flutura Basha, një qytetare e pafajshme që po udhëtonte me bashkëshortin e saj me motor në momentin e ngjarjes.

Disa orë më vonë, në spital humbi jetën edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak të Shkodrës. Bashkëshorti i Fluturës, Bashkim Basha, ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rëndë.