Qyteti i Vlorës vijon që prej katër ditësh, të përballet me mungesën e ujit të pishëm.

Në lidhje me këtë, ditën e sotme ka nisur prova e tretë për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm. Për të bërë të mundur zgjidhjen e këtij problemi janë hapur vetëm disa pompa, në mënyrë që uji të ketë presion të ulët.

Ndonëse tubat e ujit mund të kenë disa rrjedhje të vogla, ata do të shërbejnë për të furnizuar qytetinn me ujë. Ky proces pritet të përfundojë pas aktivizimit të plotë të pompave, gjë e cila do të sjellë edhe furnizimin e plotë me ujë për banorët, familjet dhe bizneset e qytetit të Vlorës.