Katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të thotë fjalën e tyre përfundimtare.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë nga 20 minuta kohë secili për deklarime.

Sot pritet numër i madh i familjarëve të marrin pjesë në galerinë publike brenda ndërtesës së Speciales.

Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri, Glauk Konjufca, i cili para hyrjes në Dhomat e Specializuara do të ketë edhe një komunikim për mediat.