Pak minuta më parë, një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Vlorë ka degjeneruar në dhunë.
Forcat e IMT dhe policisë bashkiake janë sulmuar nga katër persona që tentuan të pengojnë lirimin e hapësirave publike në hyrje të qytetit.
Gjatë ndërhyrjes për shuarjen e një sherri mes qytetarëve, një efektiv i qarkullimit është goditur me grushte nga agresorët. Si pasojë, ai ka qenë i detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër për të shpërndarë turmën.
Pas ngjarjes, janë njoftuar forcat speciale “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në incident për më tej hetime.
