Katër nga 18 protestuesit e ndaluar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar paraditen e sotme para Kuvendit do të qëndrojnë në qeli, ndërsa pritet të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, bëhet fjalë për personat që u kapën në flagrancë duke dëmtuar një automjet të policisë gjatë përplasjeve me forcat e rendit.

Burime paraprake bëjnë me dije se katër të ndaluarit akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, ndërsa brenda 72 orëve ata pritet të dalin para Gjykata e Tiranës për caktimin e masës së sigurisë.

Në total, policia shoqëroi dhe ndaloi 18 persona pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës para Kuvendit. Nga përplasjet mbetën të lënduar nëntë efektivë policie dhe pesë protestues.