Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik në Fushë Prezë, ku humbën jetën katër të rinj: Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Sipas raportimeve betonierja sapo kishte përfunduar punën dhe po futej në rrugë pranë një pike betoni. Në këtë moment, automjeti tip Benz, me të cilin po udhëtonin katër të rinjtë, është përplasur me betonieren nga pas.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina është përfshirë menjëherë nga flakët, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi të rinjve brenda saj.

Policia po vijon hetimet për të përcaktuar nëse betonierja kishte sinjalistikën e duhur të ndriçimit apo jo, një detaj kyç për zbardhjen e përgjegjësive në këtë tragjedi.