kavajeNjë i mitur është plagosur rëndë, pasi është përplasur nga një automjet ditën e sotme në Kavajë.


Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, në rrugën e fshatit Greth i Mesëm. Fëmija i moshës 8-vjeç është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë për jetën.


Policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’, shtetasin me inicialet I.L, 54 vjeç dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit


18 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)