Klevis Balliu deputet i Partisë demokratike ka folur pas kaosit në kuvend në një ldihje direkte me emisionin “Shqipëria Live”.
“Në Kuvend, përjashtohet kush denoncon. Kushdo që vjedh në parlament, ngrihet në karrierë karrige por kur ne denoncojmë, përjashtohemi se është problem. Në këtë parlament u kërkua emri i Lubi Ballukut, Niko e mbylli se u quajt e panormalshme të godasësh Lubin, sot e vazhdoi seancën se ju duk normale gjendja. Kam një pyetje: Gysi ka ikur në Dubai, ku është Lubi Balluku?
Ju garantoj që diskutimet me narkoterroristë në qeveri nuk do ketë se nuk kanë kuptim. Nuk ka ndodhur kurrë që një koordinator i krimit të torturohet për të hequr dorë nga tenderi dhe ky tender të kalojë te baxhanaku i kryeministrit.
Nuk ndodh që të kapet një pushtetar me vjedhje. Po marrin dosjen dhe e fshehin, jam emër i certifikuar sigurie, është detyrim ligjor që të ma japësh.
Unë kam të drejtë të njihem me gjithçka, nuk ka sekret për mua dhe deputetët që e kanë. Niko e mori dhe e mbylli në shkelje të ligjit, sepse është dhe shoku Edvin. Çfarë e kam akuzuar unë ballukun se ka akuzu asnjë. Tuneli i Llogarasë është interes i Ramës, do të shesim Belindën e tunelit apo Lindën e Akshit, nuk e dimë. I kam thënë asaj se përfundon si gjyshi, nxito se Beqir Ballukut ia kanë bërë arrestin më 16 dhjetor dhe kësaj ja sollën fletën me 16 dhjetor. Ne e parashikuam që nëse vinte Balluku, do ta vinin para përgjegjësisë, por që të tallën, nuk lejoj.
Një punonjës më tha të kujdesem për kartat se janë lekët e Kuvendit. Nuk kujdesen për milionat euro të Unazës, tunelit dhe rrugëve, nuk kujdesen për këto, po kishin hallin kartës së Lubi Ballukut. U diskutua për protestën të hënën, të flasim e të takohemi, të bashkohemi kundër kësaj qeverie.”, tha Klevis Balliu.
