Replikat me kryeministrin Edi Rama, drejtuesi politik i PD-në në Elbasan, Tomor Alizoti, i vijoi këtë mbrëmje nga studio e “Top Story”, ku është i ftuar.

Deklaratën e Ramës kur i tha ‘je marrë me njerëzit e gabuar’, Alizoti e quan kërcënim.

“Më kujton Kinostudion e dikurshme. Një armatë e madhe që propagandon. Atë ditë ka pasur një shpërthim në Elbasan, ndaj përmenda minat. Ndërsa si njeri i lidhur me bandat, ai (Rama) duhet ngrënë. Por ai është dhe njeri që nuk hahet.

Por ai sot ka bërë një kërcënim. Tha po ke gjetur vendin e gabuar, njerëzit më të gabuar.

Çuni i Kristaqir duhet të dijë një gjë, Tomor Alizoti është biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit.

Ai sot ka bërë një kërcënim. Unë jam duke u marrë pikërisht me njeriun e saktë. Imagjinoni në një vend si Gjermania që nipi i Hitlerit t’u drejtohej atyre që kanë qenë në kampet e përqëndrimit. Ai këtu po merret me racë, nëse ai është soj delenxhiu, ta dijë që partia e punës, ai vetë, prejardhja e tij është mision për mua. Njerëzit e mi janë varur nga njerëzit e tij. Të diskutoj me një njeri që ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, nuk e bëj dot…”