Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Ku është ajo Sara?”, pyeti Berisha gjatë seancës parlamentare, duke kërkuar praninë e saj në sallë. Mile nuk vonoi dhe i dha një përgjigje me tone ironike përmes një videomesazhi të publikuar në rrjete sociale.
“Në shtator Doktor, se sot jam në Prrenjas ku pata një takim fantastik me mbështetësit e mi të 11 majit dhe me ata që janë shtuar pas 11 majit”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi më tej se do të ketë kohë të mjaftueshme për të takuar të gjithë qytetarët, por edhe për të qenë pjesë e debatit politik në shtator.
“Do kem kohë mjaftueshëm për t’i takuar e përqafuar të gjithë, por edhe ti ke kohë mjaftueshëm të merresh me mua në shtator. Në shtator, Doktor”, përfundoi Mile mesazhin e saj.