Nga turi i foltores në Mirditë, Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, një prej të cilëve tha se kreu i PD “është rrethuar me servile”.
“Quaji si të duash, ata që u bashkuan me mua nuk përfituan ndonjë privilegj”-ishte përgjigja e Sali Berishës.
Qytetari: Mos me u largu nga Tirana pa e rrëzu atë se nuk është trim ai. Është njeriu më frikacak që kam njohur ndonjëherë. Ne në Lezhë jemi pa kryetar partie. Jepi urdhër Agronit, Gjinit, dhe Hotit të vijë te merren me njerëzit. Mos të kenë frikë Pjerinin as atë dibranin. Të merren me ne se i heqim qafe ne.
Berisha: Siç e dini ju se kjo nuk është sekret. Në një kohë kur unë isha jashtë funksioneve të drejtimit të partisë, bëja opozitë unë. Nuk mund ta konceptoj mos të mbroj interesin publik. U mor një masë kundër meje në të cilën Edi Rama mendoj se do ia mbyllim gojën. Në fakt, ata gabuan sepse unë jam njeri që dikur kam marrë një vendim. Të dal kundër regjimit të athershëm. Babai im ishte njeri me 4 klasë shkollë por fliste atë që mendonte.
Ne flisnim të kundërtën e asaj që mendonim, prandaj vendosa t’i dal kundër. Ishte vendimi më i rëndësishëm i jetës sime. Për këtë të dytin e kisha të gatshëm, më lënduan dinjitetin tim dhe unë do reagoja. Kur e pashë që donin të kontrollin PD nuk mund ta pranoja kurrë dhe prandaj u riktheva. Quaji si të duash, ata që u bashkuan me mua nuk përfituan ndonjë privilegj. U bë përpjekje që ata të mos bashkoheshin. Kur unë dorëzova pushtetin nuk ishte ky sistem zgjedhor.
