Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur sot se cilët do të jenë kandidatët që do t’i shkojnë Presidentit Ilir Meta në tryezë për të zgjedhur pasuesin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese.


KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja, për të cilën janë konstatuar parregullsi, ndërsa ka dalë hapur edhe si militante e LSI dhe avokatin Altin Binaj.


KED vendosi skualifikimin për herë të dytë të juristëve: Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i riktheu sërish në garë.


Kështu KED ka dalë mbi vendimin e gjykatës. Kujtojmë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është paditur në SPAK me akuzën se po manipulon procesin e zgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese.


Pikërisht Zhaklina Peto ka kallëzuar në SPAK nënkryetaren e KED Vitore Tusha dhe relatoren që e verifikoi Miranda Andoni.


Vendimi


A.Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:


1. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.


2. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.


3. Aleksandër Toma, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.


B. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, të kandidatëve:


1. Orkida Totojani, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.


2. Eugen Papandile, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.


C. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:


1. Eugen Papandile, për vendin vakant tëshpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.


2. Zhaklina Peto, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.


3. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.


4. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.