Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një rritje të pagave për forcat zjarrfikëse, duke theksuar se ato do të përfshihen në formulën e pagave të Forcave të Armatosura (FA).

Rama e cilësoi këtë hap si të domosdoshëm dhe të rëndësishëm, duke nënvizuar se zjarrfikësit përballen me sfida jashtëzakonisht të mëdha, veçanërisht gjatë stinës së verës, ndërsa pagat aktuale nuk janë në nivelin e përgjegjësive që ata mbajnë.

“Do të kalojmë në një nivel tjetër trajtimi dhe mbështetjeje. Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA. Rritja e pagës do të jetë e vazhdueshme, sepse është e domosdoshme dhe e rëndësishme. Nuk dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do të ketë trajtime të pabarabarta, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që nuk mund ta thellojmë më tej,” u shpreh Kryeministri.