Gjatë protestës së 31-të qytetare në Tiranë, organizatorët kanë bërë të ditur një tjetër aksion të paralajmëruar për ditën e nesërme, ku do të paraqiten në ambientet e SPAK.
Sipas deklaratave të mbajtura në tubim, një nga organizatorët, Edison Lika, tha se në orën 10:00 protestuesit do t’i drejtohen SPAK-ut për të dorëzuar atë që ata e quajnë “provë” në kuadër të kërkesës për hetimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai e përshkroi këtë material si “The Albanian Files”, duke deklaruar se, sipas tij, ai përbën një element të rëndësishëm për vijimin e kërkesave të tyre politike dhe institucionale.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë aksion të paralajmëruar, duke theksuar se bëhet fjalë për një hap të radhës në vijim të protestave që po zhvillohen prej disa javësh në kryeqytet.
