Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pak para nisjes së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria ka punuar fort dhe gjatë për të qenë në këtë moment historik ku ndodhet sot dhe për të vijuar më tej me procesin e integrimit.
“Është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Është një moment ku gjysma e punës nëse do e them kështu, ku gjysma e kapitujve të hapur do mbyllet dhe gjysma tjetër e mbyllur do hapet”, tha ai.
I pyetur në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE-së ai tha se ai ka qenë gjithmonë me qasjen që Unioni të shtrihej më tej.
“Unë në fakt kam qenë, i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin siç ka ndodhur më parë, nuk është aty në kryeqytetet e rëndësishme dhe nga ana tjetër është e qartë se nëse bëhet siç duhet është gjeja e duhur, duhet të konceptohet ashtu siç duhet, nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me një union realpolitik dhe një rrugëtim të anëtarësimit me të drejta të plota”, u shpreh ai.
SA i përket çështjen së vetos në BE për anëtarësimet apo anëtarësimin e Shqipërisë pa të drejtë vetoje, ai shpjegoi se shqiptarët janë fanatikë të BE-së dhe s’mund t’i vendosin veto Unionit.
“Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE kështu që nuk ndjejmë kënaqësi që të kemi veto, duke qenë vendi më pro BE-së dhe euroatlantik evropian, ne jemi fanatikë të BE-së kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, përfundoi Rama.
