Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka folur për protestën e 29 tetorit të thirrur nga opozita, duke paralajmëruar se do të ketë ashpërsim të aksionit.

Teksa paralajmëroi dhunë, Këlliçi tha se aksionet e deritanishme kanë qenë të buta.

“7 tetori shumë më i ashpër. Duhet të kishte më shumë ashpërsi në lidhje me atë që meritojnë këta. Nuk u godit selia e PS sepse nuk ka më një Parti Socialiste, është një narkoshtet. Më 29 duhet dhe do të ketë një përshkallëzim të aksionit të opozitës. Betejë dhëmb për dhëmb që Shqipëria t’i kthehet normalitetit dhe t’i largohet narkoshtetit”, paralajmëroi ai.