Vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në zonat veriore dhe qendrore për gjatë gjithë ditës. Ndërsa në zonat jugore pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të izoluara shiu.
Sipas Meteoalb, në juglindje do të ketë rishfaqje të flokëve të dëborës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë Celsius deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke sjellë në det dallgëzim mbi 2 ballë.