Një përplasje e ashpër ndodhi ditën e sotme në qendrën e votimit në Vorë ku një qytetar akuzoi Flamur Nokën për blerje votash duke i thënë se i ka dërguar njerëz në shtëpi.
Ky i fundit për tu vetëmbrojtur iu kthye me të njëjtën gjuhë të ashpër duke akuzuar njëri-tjetrin, por nuk munguan dhe fyerjet.
Krah Nokës doli dhe Albana Vokshi e cila ju drejtua qyetarit duke i thënë se nuke intimidojnë sjelljet e tij. Por deputeti i PS-së Taulant Balla ka dalë mbrojtje të qytetarit duke publikuar një video ku banori i thotë Nokës: Nuk ju duam se keni vrarë njerëz e fëmijë.
Balla shkroi krah videos se dy deputetët provokuan qytetarin por ata nuk falin.
“Nul Moka dhe Albana e Saliut provokojnë zgjedhësit në Vorë, por populli nuk të fal!”, shkruan Balla në postim.
