Ministrja Albana Koçiu po jep një konferencë për mediat në lidhje me protestën e mbajtur dje nga opozita, protestë e karakterizuar nga tensione dhe përplasje mes protestuesve të policisë.

Ajo theksoi se të miturit janë përdorur në protestë për të hedhur sende të forta ndaj efektivëve, ndërsa me një gjuhë të ashpër ka bërë me dije se autorët do të dënohen maksimalisht, sipas kritereve ligjore. Koçiu është treguar edhe më e ashpër kur e ka quajtur kreun e PD, Sali Berishën një dhunues përsëritës.

“Përpjekje e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet dhe duke përdorur të mitur për të hedhur molotov e dende të forta mbi punonjësit e policisë, për të mos u ndjekur penalisht autorët e vërtetë. Është akt i turpshëm dhe i dënueshëm. Keqpërdorimi i të miturve për të kryer vepër penale është akt i dënueshëm. Protestat e PD janë braktisur nga qytetarët duke përfunduar nga një grusht militantësh apo elemente të paguar për të krijuar skenarin e një revolte popullore. E drejta për të protestuar nuk është një e drejtë për të dhunuar, apo tentuar gjymtimin e apo vrasjen e efektivëve të policisë. Ministria e Brendshme nuk do qëndrojë duarkryq, autorët do ndëshkohen, pas të cilave qëndrojnë urdhëruesit e fshehur pas imunitetit, nën drejtimin e Sali Berishës një dhunues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit Kushtetues”, tha ajo.