Drejtori i IKMT-së në Shkodër, Emiljano Nika kallëzuar në polici një rast kërcënimi që i është bërë familjes së tij. 44-vjeçari ka kallëzuar se më datë 18 korrik në portën e banesës së prindërve të tij në Velipojë është gjetur një kurorë me lule.
Ende nuk dihet se kush janq autorët apo shkaqet por policia bën me dije se Nika është kërcënuar edhe për parë për shkak të detyrës. Nika ka drejtuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Thethi.
Ky operacion ka sjellë reagime të shumta si nga banorët e prekur por edhe nga qytetarët. Mos ndoshta kjo ka qenë një paralajmërim nga banorët të cilët iu prishën subjekte? Ende nuk dihet ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Nika është kërcënuar edhe më herët për shkak të detyrës. Policia po heton për të identifikuar autorët dhe për të garantuar sigurinë e tij,’ thuhet në njoftim.
