Gjatë përplasjes në Kuvend ndërkohë që deputetët opozitarë kanë “zaptuar” vendet e ministrave, kreu i grupit të PD-së Gazmend Bardhi ka shpërthyer ndaj ministres së brendshme Albana Koçiu duke e akuzuar se nuk arreston dot njeri pasi e kanë marrë peng.
“Nuk e arreston dot Agaçin, po po nuk e arreston dot, nuk e arreston dot se të kanë marrë peng”, dëgjohet Gazmend Bardhi nga lidhja live e Facebook i ish-kryeministrit Berisha. Gjithashtu Berisha ka kërcënuar gardën të mos prekë deputetët pasi do ketë pasoja të rënda.
Seanca ditën e sotme ka nisur me kaos me shpërthime dhe fjalë ofenduese nga deputetët ndaj njëri-tjetrit si ordinera, kriminela etj.
Videoja u shpërnda nga rrjeti social Facebook, nga llogaria e kreut të PD-së Sali Berisha.
