Qeveria pranon se zotëron armë kimike dhe bakteriologjike
Siria ka pranuar sot, për herë të parë, se zotëron armë kimike dhe bakterologjike, duke pohuar se mund ti përdorë në rast ndërhyrjeje të huaj në vend.
Javën e kaluar, Siria u shndërrua në një teatër dyluftimesh mes rebelëve dhe forcave mbështetëse të presidentit Assad. Fillimisht rebelët sulmuan dy qytetet kryesore të vendit dhe organizuan një atentat kamikaz në Damask, ku humbën jetën 4 eksponentë të lartë të shtetit, shumë pranë Assad. Pas kësaj forcat pro-qeveritare organizuan një kundërsulm, çka bëri të qartë vendimin e Assad për të mos dorëzuar pushtetin. Ndërkohë sot, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme siriane, Jihad Makdissi, ka deklaruar se ushtria nuk do të përdorë armët kimike ndaj rebelëve, duke nënvizuar se mund ta bëjë në rast ndërhyrjeje të jashtme. Damasku nuk ka firmosur Konventën për armët kimike, të vitit 1992, i cili pengon përdorimin, prodhimin dhe ruajtjen e tyre.
Ndërkohë në Europë, qeveritë e BE-së kanë vendosur forcimin e embargos për armët dhe sanksioneve kundër presidentit sirian Bashar al-Assad.
23 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)