Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën duke thënë se ai qëndron pas kërcënimeve që ka marrë së fundmi avokatja Adriana Kalaja. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se Rama se ka nxitur “vrarës digjital” që t’i dërgojnë mesazhe kërcënuese avokates Adriana Kalasë.

“Faqja e vrasësit digjital me pagesë e Edi Ramës është e hapur. Ai është i mbrojtur nga Edi Rama dhe as faqja nuk i mbyllet. Ai nxit vrasës digjital me pagesë të kërcënojnë njerëz që bëjnë detyrën nga qytetarëve dhe padisin në Gjykatë Ramën”, tha ai.

Avokatja dhe aktivistja e njohur, Adriana Kalaja, është kërcënuar me jetë me disa mesazhe në rrjete sociale. Në rrjetit social “Facebook” nga një profil i rremë me emrin “Klaus Bianconeri”, asaj i janë dërguar mesazhe që nga shkurti. Mesazhet kërcënuese përfshinin deklarata për jetën e Kalasë dhe referenca politike, ku i janë përmendur figura politike të larta të vendit.

“…o kukull me fija! Bëj të fala Saliut dhe Sorosit. E di ti kukull me fija qi punon për mua pa vetëdijen tënde? Rama, bosi jot është kukulla ime me fija!Të kanë njoftuar kush jam unë teta? Çoj njerëz me pushime unë!Do të shkosh me pushime ti teta? Do të takosh Zotin…?”– thuhej në mesazhin e dërguar.