Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 26-vjeçar nga fshati Picar ka kanosur një gazetar nga Lazarati.

Sipas Policisë, shtetasi K. S. ka kërcënuar gazetarin A. R., 37 vjeç, pasi dyshonte se ai po e filmonte në një ambient ku ndodhej. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është raportuar menjëherë në Komisariatin e Policisë.

Pas incidentit, policia ka dërguar materialet në Prokurori dhe tashmë ndaj 26-vjeçarit ka nisur një procedurë penale. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur shtetasin A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Lazarat, gazetar, me pretendimin se ai po e filmonte ndërkohë që 26-vjeçari ndodhej në një ambient.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.