Policia e Korçës ka vënë në pranga një 59 vjeçar i cili ka kërcënuar me jetë kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo. Petrit Xhelollari, një prej pronarëve të banesave në rrugën “Gjon Buzuku” që do të prishen për shkak të rikonstruksionit të rrugësnë mënyrë të vazhdueshme ka kërcënuar kryebashkiakun si përgjegjës për prishjen e ndërtimit të tij shumëkatësh në katin e parë të të cilit është vendosur një biznes dhe 2 katet e tjera përdoren për banim.
“Më datë 10.12.2014 u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Petrit Xhelollari, banues në lagjen 5 të qytetit pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sotiraq Filo, banues në lagjen 2, me detyrë kryetar Bashkie Korçë, i cili deklaron se për shkak të detyrës është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme nga shtetasi i mësipërm”, thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.
11 dhjetor 2014 (gazeta-Shqip.com)