Një 49-vjeçar me inicialet Gj. Sh., është arrestuar në flagrancë nga policia pas deklaratave kanosëse publike që drejtoi ndaj përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, përmes daljeve në media.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Antiterrorit në Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas publikimit të deklaratave.

Pas veprimeve të para procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, 49-vjeçari u vu në pranga për “Kanosje të gjyqtarit” dhe “Kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Materialet në ngarkim të tij i janë referuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse kanosjet lidhen me çështje konkrete në gjykim apo kanë karakter më të gjerë kërcënues.