Gjykata ka dhënë urdhër për kontrollin e banesave të Arben Isufajt, i njohur me nofkën “Ben Qimja”.
Vendimi ka ardhur pas akuzave të ngritura ndaj tij për kanosje me jetë të gjyqtarit Vladimir Cjapi. Arben Isufaj, i njohur me nofkën “Ben Qimja”, është një figurë e njohur në botën e krimit në Shqipëri. Ai është i njohur për aktivitetet e tij të paligjshme, përfshirë trafikun e drogës dhe veprimtari të tjera kriminale.
Më 7 shkurt të vitit 2020, Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi një letër Arben Isufajt, ku i kërkohej të justifikonte pasuritë që kishte nën zotërim. Më pas, më 7 tetor të vitit 2021, SPAK vendosi nën sekuestro pasuritë e tij. Ndërsa më 3 Maj 2023, GJKKO vendosi konfiskimin e tyre dhe kalimin në favor të shtetit.
Vendimi i GJKKO:
Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara si më poshtë vijojnë:
Objekt “Pulari”, shoqëria tregtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;
33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;
Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;
Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;
Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;
Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;
Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;
Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;
Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;
automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie ËDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;
automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako;


