Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për Gjovalin, Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Gjovalin Shkambi u arrestua pasi kërcënoi se do vriste gjyqtarin që do dënonte nipin e tij. Ai ka deklaruar se do të vriten edhe gjyqtarë të tjerë, në rast se nipi i tij do të dënohet për ngjarjen e rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë. Kërcënimet janë bërë gjatë një komunikimi të dokumentuar, çka ka çuar në arrestimin e tij dhe përballjen me drejtësinë.

Në këtë ngjarje janë të përfshirë gjithashtu edhe Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj gjyqtarit Kalaja.