Një pikë e shërbimeve të telefonisë celulare në Durrës është grabitur nga një person i dyshuar, i cili ka marrë një shumë parash nga ambientet e subjektit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur kur një i ri ka hyrë në pikën e shërbimit dhe ka kërcënuar punonjësen që ndodhej aty. Autori dyshohet se ka marrë paratë nga një sirtar dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia bën me dije se personi i dyshuar nuk ka përdorur armë gjatë grabitjes. Menjëherë pas denoncimit, blutë kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së subjektit, të cilat po analizohen nga grupi hetimor për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes dhe për të siguruar prova që mund të ndihmojnë në arrestimin e të dyshuarit.