Forca të shumta policie, efektivë të Forcës së Posaçme Operacionale, Forcës Kombëtare të Sigurisë (RENEA), Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier vijojnë operacionin e gjerë në fshatin Çerven, në kufi me Mallakastrën, pranë fshatit Drenie, për kapjen e 35-vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin e tij.
Operacioni është përqendruar në zonën ku dyshohet se autori mund të jetë fshehur, ndërsa kontrollet po vijojnë intensivisht nga toka dhe drone nga ajri.
Policia mbetet në ndjekje të autorit, ndërsa apelon për bashkëpunimin e qytetarëve dhe kërkon që çdo informacion i vlefshëm të njoftohet menjëherë pranë strukturave të rendit.
Kërcënon me vetëvrasje, 3 efektivë policie i afrohen makinës ku ndodhet Nertil Buzi për të negociuar
