Policia e Fierit dhe RENEA vijojnë përpjekjet për të bindur Refit Buzin, që të dorëzohet, pas krimit që kreu në fshatin Vidhisht të Roskovecit.
Ai është “ngujuar” brenda automjetit në kodrat e zonës së Kurjanit, ndërsa ka kërcënuar me vetëvrasje nëse nuk do largohen forcat e RENEA-s.
Ai ekzekutoi mëngjesin e së premtes me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën si dhe mori peng për disa orë ish-partneren e tij.
Fatmirësisht e reja është liruar prej tij dhe sipas të dhënave paraprake ajo ka marrë disa goditje me grushte në pjesën e shpinës. Aktualisht vijon operacioni për të bindur 35-vjeçarin që të dorëzohet
