Personi që shihni në foto është 44-vjeçarja Zyrha Korra, e cila shantazhonte një 39-vjeçare në rrjete sociale për t’i marrë para.

Zyhra Korra e kërcënonte 39-vjeçaren për shkak të dokumentacionit të parregullt greke që kjo e fundit kishte. Korra e shantazhonte se do t’i digjte dokumentet nëse ajo nuk i jepte paratë e kërkuara. Fillimisht 44-vjeçarja i ka marrë 5 mijë euro, ndërsa më vonë i ka kërkuar 50 mijë euro, por në këtë moment 39-vjeçarja e ka denoncuar në polici.

Ajo është akuzuar më herët për kërcënime dhe deklarata të rënda në rrjetin social “Tik Tok”.