Dy persona, motër dhe vëlla, janë proceduar në Lushnjë pasi kanë kërcënuar një avokat.
Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për shtetasit: A. N., 36 vjeçe dhe N. B., 29 vjeç (motër e vëlla), banues në fshatin Çermë e Sipërme, Lushnjë.
Ata akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasin K. I., avokat. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
