Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në qytetin e Hasit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga të dhënat paraprake, si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një 29-vjeçar, i identifikuar si Jakup Aga.

Ndërkohë, autoritetet kanë mundur të identifikojnë edhe personin e dyshuar për ngjarjen. Bëhet fjalë për Fatjon Dautin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes, ndërsa pritet të dalin detaje të tjera lidhur me konfliktin që parapriu të shtënat.