Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një person është plagosur me armë zjarri. Raportohet se ngjarja është shënuar në unazën e qytetit, teksa i plagosuri është identifikuar si Dhimitër Shaka. Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr mjekim.
Sipas informacioneve, ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori Nikolin Tarusha është shpallur në kërkim. Ende nuk dihen rrethanat e plota dhe shkaqet e ngjarjes, por policia po vijon hetimet.
