Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti mes palëve që kishte ndodhur disa ditë më parë, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.