Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Sauk, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është raportuar pak më parë, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të incidentit, ndërsa identiteti i personit të plagosur nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.
39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
