Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Rinasit, ku dyshohet se është kryer një atentat kriminal. Sipas informacionit të paraprak, është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti në rrethrrotullimin e zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulancat. Raportohet për një të vrarë dhe një të plagosur.
Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë.
