Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Prekalit në Shkodër, ku dyshohet se një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një zonë malore dhe të thellë të Prekalit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të saj.
Sipas informacioneve paraprake, banorët kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe pas njoftimit, forcat e policisë dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për verifikimin e informacionit, identifikimin e viktimës së dyshuar dhe zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
